Shiko online filmat më të ndjekur në kinematografinë shqiptare
Zgjidhni një nga paketat më poshtë për të blerë dhe parë kombinime të filmave sipas dëshirës tuaj
PAKETA "4 NË 1"
14.99 €
Në këtë paketë mund të shohësh 4 filmat me çmimin promocional (4 ditë afat)
PAKETA "DY GISHT MJALTË"
7.99 €
Në këtë paketë mund të shohësh dy filmat "Dy gisht mjaltë 1 & 2"
DY GISHT MJALTË 2 (2024)
Historia e çiftit të preferuar të shqiptarëve vazhdon!
Këtë herë, aventura troket përsëri në derën e tyre, kur një ngatërresë dhe një ‘rastësi e çuditshme’ bëjnë që të ndryshojë gjithçka…
BLI KËTU
I LOVE TROPOJA (2020)
Një analist bankar gradohet në krye të një zyre në një nga zonat më të rrezikshme të Shqipërisë – në Tropojë! Situatat komike por dhe ato të frikshme do i dhurojnë atij jo vetëm emocione, por dhe ndoshta një kthesë tjetër në jetën e tij...
BLI KËTU
DY GISHT MJALTË 1 (2019)
Historia e një çifti që tenton të realizojë një muaj mjalti në Karaibe, por një gabim në blerjen e biletave i bën ata të enden rrugëve të Shqipërisë së Jugut duke përjetuar peripeci të ndryshme.
BLI KËTU
PYETJE TË ZAKONSHME
Si mund ta marr filmin me qera për ta parë online?
Për të marrë me qira një nga filmat, thjesht zgjidhni filmin që dëshironi dhe klikoni butonin "BLI KËTU". Pas përfundimit të pagesës, filmi juaj do të jetë i disponueshëm për t'u parë menjëherë.
Sa kohë duhet ta shikoj filmin pasi e kam marrë me qira?
Pasi të merrni me qira një film, keni 2 ditë kohë për ta parë atë. Ju mund ta shikoni filmin sa herë të doni brenda 2 ditëve.
A mund ta shikoj filmin që marr me qera në disa pajisje?
Po, ju mund ta shikoni filmin tuaj në pajisje të shumta. Thjesht hyni në llogarinë tuaj në pajisjen që dëshironi të përdorni dhe do të keni mundësi të shihni filmin.
Po sikur të kem probleme me transmetimin e filmit?
Nëse hasni ndonjë problem gjatë transmetimit, provoni të rifreskoni faqen ose të kontrolloni lidhjen tuaj të internetit. Nëse problemet vazhdojnë, kontaktoni ekipin tonë të mbështetjes në numrin +355 68 318 0481 dhe ne do të jemi të lumtur t'ju ndihmojmë.
A mund ta shkarkoj filmin për ta parë offline?
Jo, filmat tanë janë të disponueshëm vetëm për transmetim dhe nuk mund të shkarkohen për t'u parë offline.
A ka një kufi për sa filma mund të marr me qira?
Nuk ka kufi për numrin e filmave që mund të merrni me qira. Mund të shijoni sa filma që dëshironi, por kujdesuni të mbani mend që afati për të parë secilin film nga momenti i pagesës është 2 ditë.
Ke nevojë për më shumë informacion?
Kliko butonin ngjyrë blu (në cepin e djathtë poshtë) për të na kontaktuar në Support Chat dhe ne do të të përgjigjemi sa më shpejt të jetë e mundur!
Përgjigje nëse keni nevojë për asistencë!
Si të regjistrohem që të shoh filmat?
Video tutorial - https://www.youtube.com/shorts/5lYzEyw1V0U
E kam blerë filmin por nuk di ku ta shoh?
Pasi të keni bërë blerjen e filmit që dëshironi të shihni, sigurohuni që jeni të loguar në filmshqip.al me accountin me të cilin keni bërë blerjen, dhe shkoni tek KATALOGU. Aty do ju shfaqen filmat që keni marrë me qera.
Si mund ta shoh filmin në TV dhe jo në telefon?
Për të parë filmin në një Smart TV, mjafton ta lidhni atë me telefonain tuaj nëpërmjet Chromcast.
Si ta shoh filmin me titra?
Për të parë filmin me titra, kliko butonin “Titrat” në cepin e poshtëm të djathtë të ekranit.